Torino ka gjetur golin e avantazhit në sfidën jashtë fushe me Sassuolon e vendit të dytë. Ekipi i Marco Giampaolos ka zhbllokuar takimin në minutën e 33-të.
Kros i bukur i Mërgim Vojvodës nga e djathta dhe finalizim i polakut Karol Linetty. Mbrojtësi i djathtë dardan, e ka nisur shumë mirë aventurën italiane.
25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës, është kthyer në një titullar fiks të ekipit të Torinos, ndërsa ky ishte asisti i dytë në Serie A. /abcnews.al