Tirana dhe Dinamo zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre ditën e sotme në “Selman Stërmasi”. Takimi u fitua nga bardheblutë e Egbo me rezultatin 2-1. Marsel Ismajlgeci dhe Ernest Muçi i dhuruan kampionëve avantazhin e dyfishtë në fundin e pjesës së parë.
https://streamable.com/glg2ir
Mbrojtësi i djathtë zhbllokoi shifrat dy minuta para fundit të fraksionit të parë, teksa sulmuesi i talentuar dyfishoi në shtesa, pas një driblimi në zonë dhe një goditje të saktë. Trajnerët kryen disa zëvendësime në pjesën e dytë.
https://streamable.com/dc20a3
Dinamo reagoi dhe gjeti golin në minutën e 85-t. Italiani Damiano Pontrelli ishte autori i golit. Sulmuesi shfrytëzoi një asist të Almeidës dhe dërgoi topin në rrjetë. Përfundimisht 2-1 për Tiranën, që vazhdon përgatitjet për duelin ndaj Young Boys në Europa League (1 tetor, 20:30). /abcnews.al
Miqësore, stadiumi “Selman Stërmasi”
Tirana-Dinamo 2-1
(Ismajlgeci 43′, Muçi 45+1′ / Pontrelli 85′)