Është mbyllur pjesa e parë mes Shqipëri U-21 dhe Tiranës, një sfidë miqësore. Bardheblutë e Egbo kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, falë një goli të sulmuesit Sasraku.
Pas një pasigurie në mbrojtjen kuqezi, Sasraku arrin të përfitojë, merr topin dhe ndeshkon portierin Harizaj me nje kthese, duke arritur më pas të gjejë dhe rrugën e rrjetës. 0-1 Tirana në pjesën e parë./abcnews.al
Miqësore, 10 tetor 2020
Shqipëri U-21 – Tirana 0-1
Sasraku 44’
Formacionet fillestare
Shqipëria U21: Harizaj, Sota, Bajrami, Selmani, Ismajlgeci, Muçolli, Liço, Mihana, Muçi, Xhixha, Tuci. Trajner: Alban Bushi
Tirana: Lika, Toli, Najdovksi, Malo, Hoxhallari, Musai, Batha, Sulley, Torassa, Halili, Sasraku. Trajner: Emanuel Egbo