Richard Danso debuton si duhet me Tiranën, edhe pse ishte vetëm një miqësore. A Kampionët e vendit u përballën me Besën e Kavajës, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0.
Sulmuesi ganez, i afruar ditët e fundit te bardheblutë, pas 37-të minutash lojë vendosi të provojë nga distanca dhe topi me një trajektore të çuditshme përfundoi në rrjetë.
https://streamable.com/2zxd1a
Nisje e mbarë për Danso, i cili shikohet edhe si zëvendësuesi i brazilianit Elton Cale. Besa nga ana tjetër bëri një ndeshje të mirë dhe në fund rrezikoi në disa momente, por portieri Visar Bekaj e mbajti rrjetën të paprekur. /abcnews.al

