VIDEO/ Tirana e parë me sytë e një personi me aftësi ndryshe

schedule23:31 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 23:31 - 4 Dhjetor, 2022

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, e cila shihet si mundësia më e mirë për të vijuar jetën në vendin tonë, nuk të ofron të njëjtat mundësi dhe shërbime për çdo qytetar.

Piranjat të moderuar nga Arilena Araj dhe Florjan Bina, kanë sjellë këtë të diel Tiranën e parë nga sytë e n një personi me aftësi ndryshe.

Nëse njerëzit që nuk kanë probleme shëndetësore apo që nuk kanë nevojë të lëvizin me mjete ndihmëse trotuarët, pusetat apo shkallët e institucioneve nuk janë ndonjë problem i madh, nuk mund të themi të njëjtën gjë për personat me aftësi ndryshe.

Piranjat dhe Lenti na tregojnë Tiranën tjetër, atë të lodhshmen, ku një person me aftësi ndryshe e ka të pamundur të lëvizë i vetëm në kryeqytet, pasi e ka të pamundur të hyjë në institucione, të hipë në autobus, apo të ecë normalisht me karrocën me rrota në trotuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!