Çerekfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, u mbyllën pa shumë surpriza. Tirana, në “Selman Stermasi”, mposhti me rezultatin e thellë 5-1 ekipin e Besëlidhjes. Bardheblutë e panë veten në disavantazh që në minutën e 11-të, pas një goli të Hoxhës.
Gjithsesi, të besuarit e Egbos përmbysën gjithçka që në pjesën e parë, falë golave të Bathës dhe Cale. Në pjesën e dytë, Torassa çoi shifrat në 3-1, para se Cale të shënonte golin e dytë personal në të 68-ën. Sidibe në minutën e 80-të vendosi rezultatin final të sfidës në 5-1.
Bylisi bëri detyrën në Ballsh përballë Skënderbeut, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Një gol i Bajramaj në minutën e 56-të vendosi fatet e këtij takimi, por jo të duelit, pasi në Korçë, do të vendoset përfundimisht kualifikimi për në gjysmëfinale./abcnews.al
https://streamable.com/6gd95r
Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet
Bylis – Skënderbeu 1-0
Bajramaj 56’
https://streamable.com/e5x936
Tirana – Besëlidhja 5-1
Batha (p) 27′, Cale 37’ 68’, Torassa 62’, Sidibe 80’ / Hoxha 11′
https://streamable.com/yz087l

