Sfida mes Tiranës dhe Egnatias është mbyllur me shifrat 2-0, me bardh e blutë kanë ndëshkuar dy herë Egnatian.
Në minutën 38 pas një kombinimi të bukur Seferi-Ismajlgeci me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë të mposhte portierin Duric.
Ndërsa Ngo kthehet tek goli pas një periudhe relativisht të gjatë duke dyfishuar rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë në “Arena Egnatia” ishte e qetë me skuadrat që nuk rrezikuar portat kundërshtare me Tiranën që mendon vetëm të administrojë rezultatin.
Me këtë fitore Tirana qëndron ne vendin e parë me 24 pikë duke kryesuar tabelën e klasifikimit me 1 pikë më shumë që skuadra e Kukësit që fitoi 6-1 kundër Kastriotit.
Egnatia vazhdon të jetë në krizë rezultatesh edhe pas shkarkimit të trajnerit Gugash Magani. /f.a/abcnews.al