Ylli kolumbian, Radamel Falcao ishte transferimi i fundit i Rayo Vallecanos gjatë merkatos së verës. Për spanjollët, Falcao është një prurje historike. Kjo u duk qartë edhe nga entuziazmi i madh i tifozëve pavarësisht se lojtari është në perëndim të karrierës.
Sulmuesi nuk i ka zhgënjyer duke shënuar që në ndeshjen e parë në La Liga ndaj Getafes.
“Tigri” gjeti rrugën e rrjetës në minutën 82 ndeshjes, pas asisti fantastik nga Ciss. Për futbollistin ky është një rikthim pas 8 viteve në Spanjë, pasi më parë ka qenë pjesë e Atletico Madridit. /abcnews.al/