VIDEO/ Tifozi i Interit në “qiellin e shtatë”, momenti kur djaloshi “çmendet” pas golit të Kristjan Asllanit

schedule15:36 - 5 Mars, 2024

schedule 15:36 - 5 Mars, 2024

Kristjan Asllani arriti mbrëmjen e së hënës të shënonte golin e tij të parë me fanellën e Interit, në një stadium të mbushur në maksimumin si ai “San Siro”.

Në minutën e 30’, Asllani dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni perfekt të ndërtuar nga zikaltërit. Festa ishte e madhe për Asllanin dhe sigurisht që lumturoi çdo tifoz zikaltër apo shqiptar, por virale në internet është bërë festa e një tifozi të vogël zikaltër.

Pasi Asllani shënoi, një video amatore ësthë shpërndarë me shpejtësi në internet duke u bërë virale. Në këtë video shihet një vogëlush në “San Siro” që nuk e mban vendi nga lumturia e madhe që idhulli i tij Asllanio shënoi gol.

Djaloshi në fjalë shpërthen në lot dhe “çmendet” nga goli i mesfushorit të talentuar kuqezi./h.ll/abcnews.al

Video edited on Kapwing