Në orën 20:45, stadiumi “Air Albania” do të jetë me kapacitetin e plotë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Polonisë.
Kjo sfidë është tepër e rëndësishme për Shqipërinë, pasi kjo konsiderohet si një finale për të bërë të mundur ëndrrën europiane për herë të dytë.
Në videot e siguruara, shihen qartë grupime të ndryshme tifozësh të cilët kanë zaptuar rrugët e kryeqytetit pranë sheshit “Nënë Tereza” duke kënduar të gjithë së bashku dhe duke u drejtuar për te stadiumi kombëtar./h.ll/abcnews.al