VIDEO/ Tifozët e Barcelonës kënduan në mënyrë ritmike emrin e Messit në minutën e 10-të kundër Betisit!

schedule22:25 - 29 Prill, 2023

schedule 22:25 - 29 Prill, 2023

Tifozët e Barcelonës treguan edhe një herë dashurinë për Lionel Messin.

Në minutën e 10-të të ndeshjes kundër Betisit, tifozët Blaugrana kënduan me ritëm emrin e yllit argjentinas, diçka që ka ndodhur jo pak herë në këtë sezon.

E gjithë kjo, ndërsa zërat për rikthimin e madh të La Pulgës  sa vjen e shtohen.


Madje, pak ditë më parë ai është parë në Barcelonë me familjen dhe ka darkuar me shokët e vjetër të skuadrës. /G.D abcnews.al/