Tician Tushi ka shënuar dy gola në triumfin që Wil ka marrë sot në shtëpi kundër skuadrës së Lausanne Ouchy.
I riu shqiptar, kartonin e të cilit e ka skuadra e Basel, e zhbllokoi sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë.
https://twitter.com/i/status/1360341069427339268
Më pas ai shënoi edhe golin e dytë dhe i mbylli të gjitha llogaritë. Protagonist ishte edhe një tjetër shqiptar, Valon Fazliu, i cili asistoi për Tushin. /abcnews.al