Jemi mësuar shpesh të shikojmë lojtarët që ndëshkohen me kartonë të kuq gjatë2 ndeshjes për shkak të inateve që kanë me kundërshtarët. Ndërsa në Ukrainë ka ndodhur krejt e kundërta, në ndeshjen që Shakhtar Donetsk zhvilloi kundër Rukh Vynnyky, sfidë që u mbyll me shifrat 2-0.
Gjatë kësaj ndeshje pati një tension mes trajnerëve Roberto De Zerbi dhe Leonid Kuchuk.
Trajnerët kanë filluar të zihen më njëri-tjetrin ndërsa gjyqtari për të qetësuar edhe situatën ka menduar t’i ndëshkojë të dy me kartonë të verdhë, por nuk ndodhi ashtu.
Tekniku italian i Shakhtar pasi u ul në pankinën e tij u ringrit përsëri t’i thoshte edhe diçka të fundit homologut të tij dhe fjalia që i tha ishte: “Ti nuk je për këtë profesion”.
Vetëm kaq ka mjaftuar që gjyqtari të mos i kursente edhe kartonin e dytë të verdhë që rrjedhimisht do ishte i kuq.
/f.a/abcnews.al