VIDEO/ Thyhet shpejt rezistenca vikinge, Belgjika gjen golin e avantazhit

schedule20:57 - 5 Shtator, 2020

schedule 20:57 - 5 Shtator, 2020

Vjen goli i parë në duelet e mbrëmjes në Nations League. Belgjika, që po përballet në Kopenhagen ndaj Danimarkës vendase, ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e nëntë.

Autori i golit është Jason Denayer. Mbrojtësi i Lyon dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga goditja e këndit, teksa Carrasco goditi traversën në aksionin paraardhës.

Nisje e mbarë për “Djajtë e Kuq”, që kryesojnë renditjen e kombëtareve prej shumë kohësh dhe ndodhën në një grup ku bëjnë pjesë edhe Anglia e Islanda. /abcnews.al