Fiorentina pëson një tjetër humbje pas asaj 4-3 me Interin. Ekipi nga Firence u mposht 1-2 në shtëpi nga Sampdoria e Claudio Ranierit, që merr tre pikët e para në kampionat.
Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë. Minuta e 42-të, penallti për miqtë. Ekzekutimin e mori përsipër “veterani” Fabio Quagliarella, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Vendasit tentuan golin e barazimit në fraksionin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 72-të. Autori Dusan Vlahovic, i cili nuk gaboi përballë portierit mik.
Fiorentina u hodh në sulm në kërkim të fitores, por atë e gjetën kundërshtarët. Asist i portierit Emil Audero shtatë minuta përpara fundit dhe finalizim i Valerio Verre.
26-vjeçari italian stopoi bukur topin dhe dhuroi një “panenka” fantastike që shtangu polakun Dragowski. Përfundimisht 1-2 për ekipin dorian, që siguron tre pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë. /abcnews.al
Serie A, java e tretë
Fiorentina-Sampdoria 1-2
(Vlahovic 72′ / Quagliarella (pen) 42′, Verre 83′)