Elseid Hysaj po qëndron në shtëpinë e tij në Napoli. Gjendja në Itali është shumë e keqe dhe nurmi i personave që kanë humbur jetën prej koronavirusit në ditët e fundit ka qenë shumë i madh.
Kapiteni i kombëtares kuqezi dhe mbrojtësi i nënkampionëve të Italisë, ka një mesazh për të gjithë. 26-vjeçari thekson se është në mirën e përbashkët që të gjithë të qëndrojmë nëpër shtëpi dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë përballë virusit vdekjeprurës. /abcnews.al