Fundi i ndeshjes Bayern Munich-Eintracht Frankfurt pati një moment tensioni, për shkak të një ndërhyrjeje që mori mesfushori Thiago Alcantara. Martin Hinteregger e shtyu spanjollin e bavarezëve, i cili ra mbi një prej mikrofonave të vendosur në stadium dhe më pas përfundoi më kokë në reklama.
Lojtarët e Bayern Munich shpërthyen dhe për një moment pati tension mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Lucas Hernandez ishte ai i cili reagoi më ashpër në mbrojtje të shokut të tij, duke shkuar drejt Hinteregger, madje edhe e shtyu atë.
Hintereger bateu e empurrou Thiago Alcantara. Com razão, Lucas Hernandez foi defender o seu companheiro.
Como o Hintereger continuou em campo é o que ninguém explica. Mal caráter e criminoso!https://t.co/88Z4yQu4Ur
— FC Bayern Brasileiro 10x? (@eFCBayernBR_) June 10, 2020
Arbitri i ndeshjes mendoi t’i ndëshkonte të dy me kartonë të verdhë. Në fund Bayern Munich festoi, fitoi me rezultatin 2-1 falë golave të Perisic dhe Lewandowski. Në finalen e Kupës së Gjermanisë do të përballet me Bayer Leverkusen. /abcnews.al