Është zhbllokuar takimi mes Napolit dhe Milanit, me kuqezinjtë e Piolit që kanë kaluar në avantazh. Ka qenë Theo Hernandez ai që ka kaluar në avantazh “Djallin”, me një supergol.
Një krosim i bukur i Rebic, gjen të lirë në shtyllën e dytë mbrojtësin e majtë, i cili gjuan fluturimthi me të majtën dhe mposht Ospinën. Një gol fantastik dhe Milani duket në formë të shkëlqyer!/abcnews.al
Serie A, java 32
Napoli – Milan 0-1
Theo Hernandez 20’