Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Tha “Sieg heil” në TV, tifozët shpërthejnë ndaj Van Basten

schedule10:54 - 24 Nëntor, 2019

schedule 10:54 - 24 Nëntor, 2019

Dje, në Holandë përpara sfidës mes Ajax dhe Heracles, në ‘Fox Sports’ ishte i ftuar legjenda e kombëtares holandeze, Marco Van Basten. Holandezi, i cili cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, i habiti shikuesit sepse gjatë intervistës përdori një shprehje naziste.

‘’Jo shumë e bukur, sieg heil’’, deklaroi Van Basten. Shprehja është përdorur gjatë luftës së dytë botërore nga gjermanët dhe vjen pikërisht në ditën kundër racizmit në Holandë. Fjalët e tij shkaktuan një ‘tërmet’ në rrjetet sociale, pasi kishte reagime të shumta.

Më vonë ish-sulmuesi i Milanit kërkoi falje publikisht, por tashmë la shumë komente pas. “Qëllimi im nuk ishte t’i shokoja njërëzit, thjesht doja të shpjegoja fjalën’’, deklaroi 55-vjeçari. Fjalët e tij janë cilësuar si shaka pa vend nga mediat në Holandë, edhe pse Van Basten e theksoi se nuk kishte asnjë qëllim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!