VIDEO/ Tha “PO”, propozimi më i pazakontë për martesë

schedule13:28 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 13:28 - 15 Dhjetor, 2020

Mund të duket si pjesë e ndonjë filmi, por është e vërtetë. Një djalë i ka propozuar të dashurës së tij për martesë ndërkohë që po bënin joga në plazhin Oahu, në Hawaii.

Alec Horan ka pyetur të dashurën e tij, Stephen Gardner nëse ajo dëshironte të martohej me të ndërkohë që po balanconte trupin e saj në këmbët e tij dhe përgjigja e 24-vjeçares ishte: Po.

Fotografi i ri nga Pensilvania ka arritur që të filmojë të gjithë propozimin në plazhin piktorest të Hawaii.

25-vjeçari u shpreh se propozimi kishte një domethënie të veçantë për ta si çift, pasi kanë kaluar pothuajse të gjithë kohën, që kur janë lidhur, duke praktikuar joga së bashku. “Unë kam 2 vite që jam lidhur me Steph dhe bëjmë shpesh joga së bashku”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!