Atalanta ka fituar me rezultatin 7-1 kundër Udinese, duke treguar dhe njëherë tjetër forcën që ka ekipi i Gasperinit këtë sezon. Ekipi nga Bergamo e pa veten në disavantazh, pasi Okaka kaloi në avantazh Udinesen në minutën e 12-të. Megjithatë, Atalanta u zgjua dhe arriti të shënojë plot 7 herë.
Ilicic shënoi dy gola, ndërsa Muriel, ishte autor i një triplete. Pasalic dhe Traore ishin autorët e dy golave të tjerë. Në takimet e tjera të Serie A, Torino dhe Cagliari janë ndarë në barazim 1-1. Ishin miqtë që shënuan të parët, me anë të Nandez, ndërsa për Torinon, barazoi Zaza në minutën e 69-të.
Napoli është ndalur në transfertë nga skuadra e SPAL. Të besuarit e Ancelottit shënuan që në minutën e nëntë të takimit, me anë të Arkadiusz Milik. Por në minutën e 16-të, Kurtiç barazoi për SPAL, gol që vendosi dhe rezultatin final të takimit, 1-1./abcnews.al
Serie A, java 9
Atalanta – Udinese 7-1
Ilicic 21′ 43′, Muriel 35′ 48′ 75′, Pasalic 52′, Traore 83′ / Okaka 12′
SPAL – Napoli 1-1
Kurtic 16′ / Milik 9′
Torino – Cagliari 1-1
Zaza 69′ / Nandez 40′