VIDEO/ “Tërbohet” Sadiku, hyn në fund dhe merr dy të verdhë për 5 minuta

schedule16:56 - 7 Nëntor, 2020

schedule 16:56 - 7 Nëntor, 2020

Armando Sadiku ishte protagonist negativ në ndeshjen e Erzurumspor ndaj Goztepen (1-1) ditën e sotme. Sulmuesi nuk e nisi ndeshjen si titullar, por u aktivizua vetëm në minutën e 86-të nga trajneri.

Pak kohë e mbetur, por të mjaftueshme që Sadiku të ndëshkohet me dy kartonë të verdhë dhe të lërë fushën e lojës para fërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

 

Tre minuta pas hyrjes në fushë Sadiku u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë. Më pas në minutën e katërt shtesë sulmuesi u ndëshkua sërish dhe la skuadrën e tij më një lojtar më pak.

Një ndeshje e gjitha për tu harruar e elbasanasit dhe mënyra e gabuar për t’iu përgjigjur mospranisë së tij në listën e kombëtares për tre ndeshjet e nëntorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!