“Shqiponjat” e Lazio e kanë nisur me vrull përballjen e mesditës së sotme ndaj “bergamaskëve” të Atalanta, teksa kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës 2 herë në 6 minuta.
Fillimisht djemtë e tekniu Maurizio Sarri kaluan në avantazh falë një gabimi të “fantazistit” belg, Charles de Ketelaere, i cili çon padashur topin në portën e tij, në minutën e 5′-të të sfidës dhe vetëm 6 minuta më “bomberi” argjentinas, Taty Castellanos tund rrjetën e miqve pas një krosimi të Felipe Anderson, duke e çuar rezultatin në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Autogoli i Charles de Ketelaere, 1-0:
Goli i Taty Castellanos, 2-0: