VIDEO/ Tërbimi i Lautaro Martinez pas zëvendësimit, GDS zbulon shkakun

schedule14:07 - 25 Tetor, 2020

schedule 14:07 - 25 Tetor, 2020

Romelu Lukaku ishte heroi i Interit kundër Genoa, ndërkohë që në kampin zikaltër ka një të pakënaqur. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, nuk është ndjerë mirë për faktin që nuk arriti të shënonte në përballjen e djeshme në kampionat.

Ylli i Interit u dërgua në stol nga trajneri Antonio Conte në pjesën e dytë dhe është parë duket goditur me grushte stolin. Inati nuk i kishte dalë dhe po shfrynte. Nga ana tjetër tekniku i zikaltërve u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Martinez.

“Lautaro luajti për ekipin, sikurse bën gjithmonë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Më thanë për episodin që ka ndodhur, por ka nuk asgjë kundër meje. Ose është i zemëruar me paraqitjen e tij, ose me ndonjë shok skuadre.

Gjithsesi ata janë miq dhe kur loja mbaron bëhen edhe më shumë miq”, është shprehur Conte, ndërkohë që Gazzetta dello Sport shkruan se Martinez ishte inatosur me mbrojtësin Alessandro Bastoni, i cili nuk i nisi një top të gjatë, që mund ta nxirrte të vetëm me portierin dhe do i jepte mundësinë argjentinasit të shënonte. /abcnews.al