VIDEO/ Teqja “heroi” i Partizanit, demat rikthehen dhe marrin fitoren e dytë rresht

schedule18:46 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 18:46 - 4 Dhjetor, 2021

Skuadra e Partizanit ka arritur të triumfoja me shifrat 2-1 kundër Skëndërbeut, një takim që dhuroi spektakël në pjesën e parë, në “Air Albania”.

Demat e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me anë të Rrapajt në minutën e 14. Pas një aksioni mjaft të bukur, mesfushori i talentuar lëshoi një goditje mjaft të bukur dhe ndali topin në rrjetën e portës së Rexhepit.

Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjja nga djemtë e Migen Memellit të cilët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 20 me Mensah që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Partizanit.

Demat kaluan përsëri në avantazh kundër korçarëve, këtë herë mendoi Cara t’iu rikthente epërsinë numerike dhe të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-1.

Pjesa e dytë nis e qetë, dhe është dashur minuta e 63 për të parë një gol tjetër, që fatkeqësisht sistemi VAR ua anuloi golin e barazimit skuadrës korçare.

Protesta pafund nga djemtë e Memellit që nuk ishin aspak dakord me vendimin e sistemit VAR. Devijimi nga Jean Victor bën që arbitri ta  anulojë për prekje me dorë. Pamjet janë të dyshimta, megjithatë goli nuk vlen.

Në minutën e 80 vjen rasti ideal i Skëndërbeut për të barazuar rezultatin, duke fituar një penallti por gjuajtja e Jorgo Meksit ndalet nga portieri Teqja, i cili mban Partizanin në avantazh.

Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 15 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 5-të duke kaluar kështu skuadrën e Teutës dhe Dinamos në tabelën e renditjes.

Nga ana tjetër Skëndërbeut pas barazimit pa gola kundër Tiranës, nuk arrin të surprizojë demat duke ngelur në kuotën e 8 pikëve në 11 ndeshje të luajtura, e pozicionuar në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. /f.a/abcnews.al