Klimë shumë e tensionuar në stërvitjen e kombëtares kroate. E angazhuar më 14 qershor kundër Holandës në Final Four të Nations League, skuadra dhe trajneri Zlatko Dalic duhet të përballen me probleme të ndryshme jashtë fushës.
Ish-sulmuesi i Interit, Atalantës dhe Empolit, Marko Livaja, është përplasur me tifozët. Gjatë seancës së parë të stërvitjes të Kroacisë, Livaja u vu në shënjestër të disa tifozëve të Rijekës, ekipit vendas, të cilët e ofenduan me fraza vullgare drejtuar nënës së tij. Sulmuesi reagon menjëherë dhe përplaset me tifozët në tribuna.
Për të rivendosur qetësinë është dashur ndërhyrja e policisë dhe personelit të sigurisë, të cilët kanë shmangur më të keqen. E gjitha kjo ndodhi pasi Livaja luan për ekipin rival të Rijekës./h.ll/abcnews.al