Tenisti francez, Elliot Benchetrit, është kritikuar ashpër në rrjetet sociale pas një veprimi që ka bërë në një ndeshje të tij në Australian Open. 21 vjeçari është një talent premtues në sportin e tenisit, por veprimet e tij jashtë lojës janë kritikuar disa herë.
Benchetrit konsiderohet si një tenist me ego të tepruar dhe mendjemadh. Veprimi i tij i fundit, i cili nuk i ka shpëtuar kamerave, e shton edhe më shumë “urrejtjen” ndaj tij. Benchetrit i kërkon një vajze të vogël që mbledh topat që t’i qërojë bananen, pasi nuk donte që ta bënte vetë.
Një nga zyrtarët e takimit, John Blom, replikoi ashpër me tenistin, duke i thënë ta qërojë vetë dhe të mos ia kërkojë një gjë të tillë vogëlushes. Pas këtij episodi që u kritikua tepër, tenisti 21 vjeçar shpjegoi se nuk e bëri për mendjemadhësi, por për faktin se nuk e qëronte dot vetë, për shkak se i kishte gishtat e lidhur./abcnews.al
So this is the moment where Elliot Benchetrit asks the ballkid to peel his banana. I’m glad the umpire (John Blom) stepped in and told him off. pic.twitter.com/TK1GET68pG
— Alex Theodoridis (@AlexTheodorid1s) January 19, 2020