Guerrils janë gati për derbin. Rrugëve të Tiranës nuk mungon kënga “Të urrej përgjithmonë o Tiranë” dhe brohoritjet e shumta të ultrasve të kuq. Nga rruga “21 dhjetori” ata janë nisur drejt stadiumit dhe presin fitoren e Partizanit.
Marshimi i tyre ka zgjatur deri në hyrje të “Air Albania Stadium”, ku prej orës 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit. Këtë sezon të dyja skuadrat kanë fituar nga një përballje dhe kjo është e treta. /abcnews.al