Pritej rezultat zhgënjyes, por Ballkani i Ilir Dajës i surprizoi të gjithë, teksa në “mitikun” e Prishtinë, “Fadil Vokrri” mundën paq, kampionët bullgar të Ludogorets, me rezultatin e pastër 2 me 0.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që kampionët e Kosovës ta mbyllnin ndeshjen me fitore. Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Mentor Korenica në minutën e 46’-të të pjesës së parë dhe vetëm 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Korenica bëhet sërish protagonist, teksa kësaj herë dërgon një krosim fantastik, drejt mesfushorit Qëndrim Zyba, i cili nga një distancë e afër nuk gabon dhe çon rezultatin në 2 me 0, rezultat i cili vulosi dhe “fatet” e sfidës.
Tanimë, e vetmja gjë çka mbetet janë 90 minutat e kthimit, të cilët do të luhen mbrëmjen e 19 shkurtit, në “Huvepharma Arena” të Razgradit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Mentor Korenicës, 1-0:
Goli i Qëndrim Zybës, 2-0: