VIDEO/ Të fitosh Europianin me pasime te portieri, precedenti danez që ndryshoi rregulloren e futbollit

schedule14:36 - 13 Korrik, 2021

schedule 14:36 - 13 Korrik, 2021

Në listën e vogël të vendeve që kanë arritur të fitojnë Europianin është edhe Danimarka, e cila hyri befasisht në Euro 1992, pasi UEFA vendosi të përjashtojë Jugosllavinë prej luftës atje.

Askush nuk e priste, por Danimarka bëri mrekullinë në ato ndeshje dhe arriti të shkojë deri në finale, ku u ndesh me Gjermaninë, një nga skuadrat më të forta të atij turneu.

Ndaj gjermanëve Danimarkës iu desh edhe një “hile”, e cila në fakt i ndihmoi shumë të triumfonin. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 të danezëve, por nuk ishte edhe aq e lehtë.

Për të vonuar lojën, danezët kaluan kohë të gjatë duke pasuar te portieri Peter Schmeichel, të cilit i lejohej ta kontrollonte topin me dorë dhe të shmangte rrezikun e gjermanëve.

Pas këtij precedenti, UEFA vendosi të ndryshojë rregullin e pasimit te portieri. Tashmë nëse një shok skuadre i pason portierit, ai nuk mund ta kontrollojë me dorë, duke eliminuar mundësinë e përsëritjes së atyre pasimeve aspak fair-play të danezëve. /abcnews.al