VIDEO/ Tani i bëhet “ves”, Djokovic godet gjyqtarin edhe në Roland Garros

schedule13:24 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:24 - 6 Tetor, 2020

“Oh, nuk mund të jetë e vërtetë”.  Këto fjalë i tha me vete Novak Djokovic, ndërsa goditi pa dashje gjyqtarin e vijës anësore në ndeshjen e të tetave të finaleve në Roland Garros ndaj Karen Khachanov.

Këtë herë, natyrisht, nuk pati ndonjë rrezik për skualifikim siç ndodhi në US Open. Goditja nuk ishte për shkak të nervozizmit dhe pakujdesisë, por një goditje e ardhur nga një aksion gjatë ndeshjes.

“Më ka ndodhur edhe herë të tjera në këta 15 vjet, u ka ndodhur edhe tenistëve të tjerë, – tha numri 1 i botës, – më vjen keq për gjyqtarin dhe do të shkoj ta shikoj sërish, pasi u duk se kishte një problem në vendin ku u godit. Pashë se ishte skuqur, pasi topi ishte i fortë”.

Kjo ngjarje në Paris ndodhi rreth 3 javë pasi tenisti serb goditi një arbitre të vijës anësore në Grand Slemin US Open në Nju Jork dhe për këtë shkak ai u përjashtua. Kjo, pavarësisht protestave të Djokovic.

Edhe në të kaluarën, atij i ka qëlluar që ka goditur gjyqtarë apo gjyqtare, siç i ndodhi kur goditi pa dashur një vajzë 11 vjet më parë, duke i kërkuar falje e duke e përqafuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!