Janë mbyllur takimet e Copa del Rey dhe pas fitores së Barcelonës në transfertë përballë UD Ibiza, kanë fituar edhe Real Madrid dhe Valencia. Los Blancos fituan me rezultatin 1-3 përballë modestëve të Unionstas.
Gareth Bale, një autogol i Gongoras dhe një supergol i Brahim Diaz mjaftuan që Reali të fitojë. Madje, talenti Diaz shënoi një gol të shkëlqyer, duke “kopjuar” dhe vetë Lionel Messin.
Ndërsa Valencia, fitoi me shumë vështirësi përballë UD Logrones. Një gol nga sulmuesi Gomez në minutën e 15-të mjaftoi që të besuarit e Celades të merrnin triumfin./abcnews.al