VIDEO/ Talenti i Interit, tërheqja e Mavrajt dhe pikëpyetjet te Shqipëria: Reja flet troç

schedule11:58 - 29 Gusht, 2020

schedule 11:58 - 29 Gusht, 2020

Shqipëria është gati për Nations League. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja pritet të mbërrijnë në Shqipëri dhe të nisin stërvitjen për përballjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Takimi i parë luhet në transfertë, më 4 shtator.

Tri ditë më pas, më 7 shtator, kuqezinjtë presion Lituaninë. Të dyja ndeshjet nisin prej orës 20:45. Ndërkohë trajneri Edy Reja ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat e përmendura më lart.

Më pas ai kë folur për gazetarët e pranishëm në konferencë për shtyp. “Po jetojmë një moment të vështirë, të paprecedentë. Nuk e dimë në çfarë gjendje janë lojtarët. Kam folur vazhdimisht me ta. Disa i kanë nisur kampionatet. Uroj të jenë në formë të mirë dhe t’i bëjmë një nisje të mirë sezonit”.

“Momenti më i mirë për futbollin shqiptar? Është një moment i mirë, kanë kaluar katër ture klubet shqiptare. Futbolli këtu po rritet. Më vjen keq për Tiranën, pasi e meritonte ta kalonte turin në Champions League. Kam folur edhe me presidentin Duka dhe po mundohemi të rrisim edhe futbollin e moshave. Do përpiqem të ndihmoj me aq mundësi sa kam”.

“Po i shikojmë të gjithë lojtarët. Do ishte mirë t’i kishim të gjithë, por është e pamundur. Kemi lojtarë nga kampionate të ndryshme, me mentalitete dhe filozofi të ndryshme. Nuk është e lehtë”, tha në vijim Reja gjatë konferencës për shtyp.

“Favoritë në grup? Mua më shqetëson skuadra ime dhe jo rivalët. Në ndeshjet e fundit jemi paraqitur mirë dhe kemi treguar rritje. Ka shuam pikëpyetje për gjendjen fizike në të cilën vijnë lojtarët pas kësaj shkëputje. Bjellorusia është një nga ekipet më të forta. Ne do të luajmë si zakonisht. Po mundohemi të marrim të rinj, por gradualisht t’i përfshijmë. Synimi është kualifikimi”.

“Lista është e gjatë, pasi nuk e dimë gjendjen e lojtarëve. Do presim edhe testet e COVID-19. Mund të pësojë ndryshime në varësi të lojtarëve, gjendjes së tyre fizike. Ndonjë mund të mbetet jashtë. Kjo situatë nuk është provuar më parë. Nuk kemi mundësi miqësoresh dhe ka shuam pikëpyetje për lojtarët dhe skuadrën. Do vazhdojmë me ato pika të sigurta që kishim para pandemisë. Sigurisht do të jetë e vështirë dhe shpresoj të bëj zgjedhje e duhura, pasi t’i kem parë lojtarët”.

 

Çepele, mbrojtës i Interit

“Kumbullën e njohin të gjithë dhe është një lojtar i rëndësishëm, mund t’i besoj që tani dhe të mbështetim tek ai. Pastaj për të rinjtë e tjetër, Çepele për shembull, kam folur me prindërit e tij pasi ishte pjesë e Italisë. Ka qenë e vështirë, pasi është rritur atje. Është një lojtar me perspektivë. Po shohim edhe lojtarë më të vegjël nëpër Europë, Itali apo në Francë. Problemi është se kanë lindur andej dhe ata presin fillimisht ftesa nga kombëtaret e vendeve ku jetojnë. Kam folur me disa, po punoj që t’i afrojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm, që të marrim lojtarët më cilësorë”.

“Grupi në Nations League? Duhet të shoh skuadrën time. Nëse futesh në fushë me mentalitetin e duhur dhe bën maksimumin. Ndeshja e parë është vendimtare. Një nisje e mirë është pozitive, sjell entuziazëm. Ekipi ka besim dhe shpresoj që aspekti psikologjik të jetë i mirë që tani. Luhet pa tifozë dhe nuk e di si do të reagojë skuadra në kështu lloj ndeshjesh. Është situatë e re dhe e vështirë. Them që kam një ekip të mirë, me potencial për t’u rritur. Futbolli pa tifozë nuk është futboll. Gjithsesi duhet të mësohemi me situatën e re”.

“Objektivi? Duam të fitojmë grupin, por duhet të jemi të sigurt për këtë. Skuadra është e mirë, por duhet të punojmë në aspektin psikologjik. E kemi treguar se mund të përballemi me këdo. Kam folur me Hysajn që ka luajtur disa ndeshjes, me Gjimshitin që ka luajtur në Champions dhe i është dashur të pushojë pak. Uroj që lojtarët të vijnë në formë të mirë. Kemi shumë pikëpyetje, apo edhe merakun e klubeve që i druhen dëmtimeve apo infektimit. Normalisht duam të fitojmë grupin”.

 

“Zvicra është problemi i vetëm, që nuk e dimë ende nëse do na i lënë lojtarët. Kemi “OK” për Selahin dhe Brojën. Edhe ata do marrin lojtarë nga vendet e tjera. FIFA nuk ndërhyn dot te shtete. Dua të shoh Kamberin në fushë. Kemi ftuar edhe Mersinajn, por ende nuk ka një përgjigje. Ka qenë në karantinë në Kroaci. Po shohim të rinj, pasi punojmë edhe për të ardhmen. Sigurisht punoj edhe për të tashmen. Memolla? Nuk e di, nuk kam folur me të. Me Lenjanin kam folur dhe më ka thënë që ka probleme”.

“Endri Çekiçi? Nuk mund t’i grumbulloj të gjithë. Këtë herë mora Qazim Laçin, e njoh edhe Çekiçin dhe është lojtar interesant. Nuk mund të marr disa lojtarë në një pozicion. Doja ta shihja në miqësore, por nuk bëmë dot. Nuk mund të bëj eksperimente në ndeshje zyrtare. Në një moment tjetër mund ta shoh edhe atë. Po mundohem të bazohem te lojtarët që i njoh. Ai edhe mund të vijë.”

“Botërori objektiv? Sikur të arrihej ky objektiv do të ishte shumë mirë. Kemi ekipe si Portugalia, Spanja e të tjera. Janë ekipe të forta. Duhet të jemi realistë. Nuk më pëlqen thjesht të marr pjesë, dua të fitoj. Gjithsesi është shumë e vështirë. Nëse në të ardhmen bëjmë një ekip të mirë, atëherë mund të shpresojmë”.

 

Taulant Xhaka

“Memushaj ka bërë një operacion, është me paterica.. Nëse do të jetë në gjendje të mirë në të ardhmen, patjetër do ta marrin. Sa i takon Xhakës, ai ka një problem fizik. Mjeku na ka thënë që nuk mund të vijë dhe për këtë kemi edhe certifikatën mjekësore. Grezda u tërhoq vetë, jam pak strikt te pjesa e disiplinës. Nëse nuk është pjesë, është zgjedhje e tij. Unë po e ndjek gjithsesi dhe nëse piqen kushtet, e ka derën e hapur”.

“Udhëtimet të rrezikshme? Do doja të kisha ardhur më parë, nuk është se kam frikë. Kam kolegë të preku dhe kanë vuajtur. Nuk e kupton dot si të erdhi. Duhet kujdes. Jam në moshë, por të gjithë mund të preken. Kam folur me Emanuele Ndoj dhe më tha që nuk vjen dot, pasi kishte disa të infektuar. Ja tani më thanë që Kumbulla është dëmtuar. Të gjithë janë në rrezik. Edhe Laçi ka probleme, do të shohim nëse do të jetë në gjendje. Nëse jo, atëherë mund të vijë edhe Çekiçi. Kuptohet që jemi në një situatë normale”.

“Mavraj është një lojtar i madh dhe një person shumë pozitiv. Do ta grumbulloj në një ndeshje zyrtare kur të luajmë në stadiumin tonë. E kishim programuar të luante në stadiumin e ri. Kur situata të jetë normale, shpresojmë të kemi mundësinë të vlerësojmë atë që ka bërë ai me kombëtaren”, mbylli Reja. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!