VIDEO/ Talenti i hokejit në akull humb jetën tragjikisht pasi goditet nga ruli

schedule19:18 - 16 Mars, 2021

schedule 19:18 - 16 Mars, 2021

Ylli i hokejit në akull, Timur Faizutdinov ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare pasi u godit në kokë nga ruli i hokejit (ekuivalent i topit në futboll, firmë cilindrike). Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes mes Dinamo San Petersburg dhe Loko Yaroslav.

Mbrojtësi u godit në kokë afër syrit, teksa u rrezua menjëherë në tokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën të përmirësonin shëndetin e tij dhe Timur humbi jetën.

Talenti 19 vjecar luajti 183 ndeshje për Dinamo San Petersburg, ku u emërua edhe kapiten në fillim të sezonit, por fatkeqësisht kjo aventurë u pre në mes për shkak të këtij incidenti të rrallë. /abcnews.al