Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Talenti i fshehur i Eto’o, afrikani debuton në një tjetër fushë

schedule11:57 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 11:57 - 9 Dhjetor, 2019

Ish-ylli i Interit, Samuel Eto’o, duket se pas futbollit ai do ta vazhdojë karrierën e tij në fushën e muzikës. Ish-sulmuesi njoftoi dje në faqen e tij në ‘Twitter’, duke bërë kështu hapin e parë zyrtar drejt botës së artit.

38-vjeçari nga Kameruni, i cili njoftoi në fillim të këtij viti tërheqjen nga futbolli profesionist, do të debutojë në 20 dhjetor në koncertin e tij të parë. Koncerti do të mbahet në ‘Parc des Prices’ në Douala, në vendin e tij të lindjes.

Eto’o qëndroi dy vite në Milano me fanellën e Interit, ku hyri në histori duke fituar tripletën e famshme në 2010 nën drejtimin e Mourinhos. Në postimin e hedhur, ai shkruan: ”Tha ndonjëri që Eto’o nuk mund ta bëjë. Mungesat do të jenë gabim. Do ta shikojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!