Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Szoboszlai i pandalshëm, objektivi i Milanit shënon dy supergola!

schedule21:19 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:19 - 10 Qershor, 2020

Dominik Szoboszlai është një nga talentet më premtues në qarkullim. Mesfushori i Salzburg ka tërhequr interesin e shumë ekipeve, me Milanin që shihet si skuadra favorite për firmën e tij, për një shumë deri në 30 milion euro.

19 vjeçari e nisi titullar takimin e sotëm në transfertë kundër Sturm Graz dhe shënoi dy golat e parë për ekipin e tij. Rrjeta e parë, ishte fantastike, pasi realizoi me anë të një goditje dënimi nga një distancë shumë e largët.

Edhe goli i dytë, ishte mjaft i bukur. Pasi bën një finte në mesfushë dhe i lë topin shokut të skuadrës, Szoboszlai niset drejt zonës dhe shërbehet. Nga një distancë e afërt, mesfushori gjuan fort me të majtën dhe shënon. Padiskutim që do të ishte një goditje e zgjuar për Milanin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!