Mallorca ka mposhtur Real Madridin me rezultatin 1-0, falë një goli nga Junior që në minutën e shtatë. Para kësaj sfide, Mallorca renditej në vend të parafundit, ndërsa Reali kishte mundësinë t’i rimerrte kreun Barcelonës. Megjithatë, të besuarit e Zidane janë surprizuar, duke dalë pa asnjë pikë nga kjo sfidë.
Për më tepër, Zidane duhet të bëjë pa shërbimet e Odriozola javën e ardhshme, pasi anësori i djathtë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74-ët. Pas kësaj humbje, Reali mbetet në vend të dytë, me 18 pikë, ndërsa Mallorca ngjit plot pesë pozicione në tabelë, duke u renditur e 14-ta me 10 pikë./abcnews.al
La Liga, java 9
Mallorca – Real Madrid 1-0
Junior 7’