VIDEO/ Superliga paraqet planin, 64 skuadra dhe tre liga me promovime dhe rënie

schedule12:36 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 21 Dhjetor, 2023

“A22 Sports”, pas vendimit favorizues të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, rinis projektin e Superligës.

“Një sistem i hapur me promovime dhe rënie dhe dy fazat, kampionati dhe faza finale. Propozimi ynë bazohet në meritat sportive dhe siguron qarkullim midis ligave të ndryshme. Ndeshjet do të luhen në mesjavë dhe Superliga do të integrohet në mënyrë të përsosur me kampionatet kombëtare”, thuhej në faqen zyrtare.

Superliga e meshkujve do të ketë 64 skuadra, të ndara në tre liga: Ylli, Ari dhe Bluja. Në l;igën e parë dhe të dytë, Ylli dhe Ari, do të jenë 16 klube të ndara në dy grupe me nga tetë skuadra, ndërsa blutë do të jenë katër grupe me tetë skuadra.

Pjesa e parë e Superligës do të zhvillohet nga shtatori deri në prill, me ndeshje brenda dhe jashtë vendit ndërmjet skuadrave të së njëjtës ligë, pra 14 ndeshje për çdo ekip. Më pas do të jenë fazat finale të tre ligave, të cilat do të zhvillohen ndaras duke filluar nga çerekfinalet. Kualifikohen katër më të mirat e Ligës së Yjeve nga secili grup dhe katër nga secili i grup i Ligës së Arit, ndërsa në Ligën Blu, do të kualifikohen 2 skuadra nga secili grup.

Çerekfionalet dhe gjysmëfinalet do të luhen me formatin vendas-mysafir, ndërsa finalja do të luhet në fushë neutrale. Kështu do të shpallen tre kampinë, ata së Ligës së Yjeve, të Arit dhe të Blusë.

Dy të dundit në ligën e Yjeve do të bien në ligën e Artë dhe padyshim që dy më të mirat e ligës së Artë do të promovohen në ligën e Yjeve. E njëjta gjë vlen edhe për të Artën dhe Blunë. Dy të fundit zbresin dhe vendin e tyre e zënë dy të parat e ligës së fundit.

Çdo vit, 20 nga 32 skuadrat e Ligës Blu do të largohen nga Superliga dhe do të zëvendësohen me 20 skuadra të tjera, të zgjedhura në bazë të rezultateve të marra në kampionatet kombëtare.

Gjithashtu ky projekt siguron se të gjitha ndeshjet do të shikohen falas për tifozët nga ekrani, pa pagesë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!