VIDEO/ Superkupa e Juventusit, CR7 thyen Napolin dhe bëhet “mbreti” i golave

schedule22:56 - 20 Janar, 2021

schedule 22:56 - 20 Janar, 2021

Juventusi ia del të thyejë Napolin në finalen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në “Mapei Stadium” të Sassuolos, duke e fituar këtë trofe për herë të nëntë në histori. Bardhezinjtë fituan 2-0 falë golave të Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratës në pjesën e dytë, teksa Andrea Pirlo shijoi trofeun e parë si trajner.

 

Pa fat skuadra e Gennaro Gattusos, që humbi një penallti. Lorenzo Insigne pati shansin e artë për të barazuar takimin në minutën e 80-të. Goditja e kapitenit përfundoi jashtë. 16 minuta më parë kishte ardhur avantazhi bardhezi.

 

 

Ylli portugez përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Një gol historik për Ronaldon, i cili është ngjitur në kuotën e 760 golave në karrierë, duke parakaluar çekun Josef Bincan (759) dhe duke u bërë lojtari me më shumë gola në historinë e futbollit.

Në minutën e pestë shtesë erdhi edhe goli i dytë për “Zonjën e Vjetër”. Gjithë Napoli në sulm, kundërsulm i Juventusit, Cuadrado tregohet altruist, dhuron asist për Moratën dhe sulmuesi spanjoll nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e ndoqën gjithë ndeshjen nga pankina. /abcnews.al

BREAKING: Cristiano Ronaldo becomes the greatest goalscorer in football history! 🐐

⚽ 450 goals with Real Madrid
⚽ 118…

Posted by SPORTbible on Wednesday, 20 January 2021