VIDEO/ Supergola ka dhe në trojet shqiptare, shijoni “perlën” e Lladrovcit

schedule22:43 - 6 Qershor, 2020

schedule 22:43 - 6 Qershor, 2020

Feronikeli triumfoi kundër Vushtrrisë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë në IPKO Superliga pas rikthimit të futbollit. Djemtë e Tovërlanit morën një fitore shumë të rëndësishme, por ajo që mori vëmendje më të madhe, nuk ishin tre pikët.

Fokusin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” e mori kapiteni i skuadrës së Feronikelit, Lapidar Lladrovci. Qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur edhe me Kukësin në Superiore realizoi një gol spektakolar me roveshatë, gol i cili vulosi fitoren e vendasve.

Ndoshta goli më i bukur i këtij sezoni në IPKO Superliga, ndërsa Llavdroci, tregoi se është më shumë se një mbrojtës. Thjesht fantastik!/abcnews.al