Milani ka shënuar edhe golin e dytë përballë SPAL-it. Kuqezinjtë e Piolit kaluan në avantazh në minutën e 20-të me anë të Piatek, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë, dyfishuan me anë të Samu Castillejo.
Spanjolli luan ndeshjen e tij të 50-të me Milanin dhe në këtë takim jubilar, ka shënuar një supergol. Pasi merr një pasim nga Piatek, mëngjarashi spostohet në qendër dhe gjuan fort me të majtën, duke shtangur gardianin shqiptar, Etrit Berisha. 2-0 Milani dhe kualifikimi në raundin tjetër, duket i sigurt./abcnews.al
Kupa e Italisë
Milan – SPAL 2-0
Piatek 20′, Castillejo 45′