Juventusi siguroi në janar të këtij viti firmën e Dejan Kulusevski, për 35 milion euro nga ekipi i Parmës. Gjithsesi, 20 vjeçari u la tek ekipi i Parmës në huazim deri në fund të sezonit.
Shumë shpejt, talenti suedez pritet t’i bashkohet “Zonjës”, por sot zbriti në fushë për ekipin e Parmas, duke i dhënë fitoren kësaj skuadre me rezultatin 1-2 me një supergol të shënuar.
Kulusevski realizoi në minutën e 81-të, goli i tij i nëntë në Serie A. Gjithashtu, suedezi ka dhuruar dhe tetë asiste, duke qenë padiskutim lojtari më i mirë i Parmës këtë sezon./abcnews.al
Kulusevski doesnt have a weak foot https://t.co/TlOr9oE0TO
— FAISAL (@iFAIS4L) July 25, 2020

