Është barazuar takimi mes Norwich dhe Tottenham. Ishin “Kanarinat” ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të boshnjakut Vrancic. Në pjesën e dytë, Mourinho veproi menjëherë dhe bëri dy zëvendësime.
Dhjetë minuta pas rifillimit të takimit, “Gjelat” arrijnë të barazojnë. Ishte ylli danez, Christian Eriksen, ai që arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Fantazisti i Tottenham shënon nga një goditje dënimi, duke treguar të gjithë klasin e tij dhe duke i rikthyer qetësinë Mourinhos. Por pak minuta më vonë, Serge Aurier shënon autogol në portën e tij dhe e gjithë puna e Tottenham, bie poshtë!
GOAL!!!
Norwich 1-1 SpursWhat a strike! Christian Eriksen’s free-kick flies into the back of the net to equalise for Spurs ??⚽#NORTOT
— SportCentre (@Livestream_102) December 28, 2019
Në takimin tjetër, Leicester është rikthyer në avantazh përballë West Ham. Damaray Gray korrigjon penalltinë e humbur në pjesën e parë dhe në minutën e 57-të, çon shifrat në 1-2 në favor të “Dhelprave”../abcnews.al
Premier League
Norëich – Tottenham 2-1
Vrancic 18′, Aurier (ag) 61′ / Eriksen 55′
West Ham – Leicester 1-2
Fornals 45′ / Ihenacho 40′, Gray 57′