VIDEO/ Super Morata, Juventusi triumfon në Ukrainë. Brugge e nis me tre pikë

schedule20:52 - 20 Tetor, 2020

schedule 20:52 - 20 Tetor, 2020

Fillim perfekt i sezonit të ri në Serie A për Juventusin. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit.

Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe Club Brugge, u mbyll me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Belgët kaluan të parët në avantazh pas një ore lojë me anë të nigerianit Dennis, por vendasit barazuan falë autogolit të portierit Horvath.

Golat dhe rastet e ZENIT-CLUB BRUGGE

 U duk se ky takim po mbyllej pa fitues, por Brugge gjeti golin në minutën e tretë shtesë me anë të 19-vjeçarit de Ketelaere, duke e nisur me tre pikë aventurën në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Lazio me Dortmund. /abcnews.al

Champions League, faza e grupeve
Dynamo Kyiv-Juventus 0-2
(Morata 46′, 84′)
Zenit-Club Brugge 1-2
(Horvath (aut) 74′ / Dennis 63′, de Ketelaere 90+3′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!