VIDEO/ Super Gareth Bale, Tottenham nuk heq dorë nga objektivi Champions

schedule22:08 - 2 Maj, 2021

schedule 22:08 - 2 Maj, 2021

Tottenham fitoi 4-0 në shtëpi kundër Sheffield United dhe vazhdon të jetë në garë për një biletë në Champions League. Pjesa e parë prodhoi vetëm një gol dhe atë e shënoi Gareth Bale në minutën e 36-të. Asist i bukur i Aurier dhe finalizim i tillë i sulmuesit uellsian.

Bale nuk u ndal dhe gjeti golin e dytë personal pas një ore lojë, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë të skuadrës londineze. Në minutën e 69-të erdhi edhe goli i tretë, autori sërish Bale. Tjetër asist i Aurier dhe goli i tretë personal për 31-vjeçarin, i cili mposhti portierin mik me një goditje të saktë.

Në fund pati festë edhe për Son-Heung Min, të cilit VAR-i i kishte anuluar një gol më parë. Gol fantastik i sulmuesit korean dhe 4-0 për Tottenham. “Pokeri” i sotëm ka ngjitur “Gjelat” në vend të pestë me 56 pikë, pesë më pak se zona Champions League.

NDESHJA TJETËR: Arsenali la pas krahëve humbjen 2-1 kundër Villareal në mesjavë, sfida e parë e raundit gjysmëfinal të Europa League. Ekipi i Mikel Artetës triumfoi 0-2 në fushën e Newcastle.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh shumë shpejt. Minuta e pestë, kapiteni Aubameyang nuk goditi dot dhe topi shkoi tek egjiptiani Mohamed Elneny, i cili e dërgoi atë në rrjetë. Goli i qetësisë erdhi në mesin e pjesës së dytë.

Aksion shumë i bukur i Arsenalit dhe finalizim i Aubameyang pas asistit të marrë nga Martinelli. Fitore e rëndësishme për moralin e “Topçinjve”, të cilët të enjten e madhe luajnë sfidën e sezonit. Në Londër vjen Villareal, që fitoi gjysmëfinalen e parë 2-1 në Spanjë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!