Juventusi gjen golin e avantazhit përballë Lyon dhe tashmë kryeson 2-1 falë rrjetës së dytë të Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez shënoi një eurogol në minutën e 60-të.
“Predha” me të majtën përfundoi në trekëndësh, duke afruar ekipin e Sarrit me kalimin në çerekfinale. Portieri mik ia doli të prekte topin, por nuk evitoi dot golin.
Ndeshja është bërë emocionuese dhe kampionët e Italisë janë hedhur në kërkim të golit të tretë, që do sillte edhe kualifikimin për në turin tjetër. /abcnews.al