Torino-Milan ishte sfida e fundit e javës së pestë në Serie A. Vendasit kanë triumfuar me përmbysje 2-1 përballë kuqezinjve të Giamplaolos, falë një dopiete nga kapiteni Belotti.
Sulmuesi i Torinos ishte i shkëlqyer, duke shënuar dy gola shumë të bukur. Milani kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Piatek, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18-të.
Në të dytën, Torino u kundërpërgjigj dhe me mbështetjen e tifozëve vendas, u duk një skuadër tjetër. Belotti mori në supe skuadrën dhe shënoi dy gola të shpejtë. Fillimisht, bomberi italian shënoi në minutën e 72-të, ndërsa në të 76-ën, realizoi një supergol me roveshatë./abcnews.al
Serie A, java 5
Torino – Milan 2-1
Belotti 72’ 76’ / Piatek 18’