Tre ndeshje, po kaq fitore dhe vendi i parë në Premier League. Everton e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, Carlo Ancelotti ia ka dalë të integrojë në mënyrë fantastike blerjet e reja dhe tifozët kanë nisur të ëndërrojnë.
Skuadrës nga Liverpuli i mjaftuan dy golat e Dominic Calvert-Lewin dhe Richarlison në pjesën e parë për të mposhtur 1-2 Crystal Palace dhe për t’i shkaktuar humbjen e parë në kampionat kundërshtarëve.
Calvert Lewin finalizoi një aksion fantastik të miqve në minutën e dhjetë, duke gjetur golin e pestë në tre javët e para. Djemtë e Roy Hodgson barazun gjithçka në minutën e 26-të. Kros nga e djathta e Townsend dhe gol me kokë i mbrojtësit Cheikhou Kouyate.
Everton gjeti forca dhe u rikthye sërish në avantazh në fundin e pjesës së parë. Penallti për miqtë pas akordimit të VAR-it dhe Richarlison nuk gaboi përballë portierit vendas. Një gol i rëndësishëm ai i brazilianit, që i dhuroi tre pikët e radhës dhe kreun e renditjes ekipit të tij. /abcnews.al
Premier League, java e tretë
Crystal Palace-Everton 1-2
(Kouyate 26′ / Calvert-Lewin 10′, Richarlison (pen) 40′)