VIDEO/ Sulmuesi që shënon vetëm eurogola, Quagliarella dhuron “magjinë” e radhës

schedule13:38 - 20 Korrik, 2020

schedule 13:38 - 20 Korrik, 2020

Mosha është vetëm një numër për Fabio Quagliarella. Sulmuesi i Sampdorias mbush 38 vjeç janarin e ardhshëm, por vijon të dhurojë paraqitje pozitive dhe të shënojë gola.

Sulmuesi italian, i cili numëron 84 gola me Sampdorian në Serie A, realizoi golin e dytë në fitoren 2-3 kundër Parmës në “Tardini”. Djemtë e Claudio Ranierit përmbysën avantazhit e dyfishtë të ekipit vendas dhe siguruan triumfin e tretë radhazi në kampionat.

Ishte minuta e 69-të kur “veterani” i sulmit realizoi një kryevepër. Parma po udhëhiqte 2-1 dhe Quagliarella “shpiku” një parabolë shumë të bukur, që shtangu lojtarët dhe portierin kundërshtar.

Sulmuesi njihet për eurogolat që ka shënuar gjatë karrierës. Pasditen e djeshme dhuroi “magjinë” e radhës, që i hapi rrugë triumfit të Sampdorias, që shënoi golin e fitores 12 minuta përpara fundit të ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!