VIDEO/ Sulmohet me bombë tymuese kryeministri japonez, Fumio Kishida

schedule07:21 - 15 Prill, 2023

schedule 07:21 - 15 Prill, 2023

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida u sulmua me një bombë tymi teksa ndodhej në një port peshkimi. Kishida u largua menjëherë me makinë pas incidentit, i cili ndodhi teksa po fliste me një kandidat të Partisë Liberal Demokratike në pushtet pak para se të mbante fjalimin.

Bomba e dyshuar e tymit u hodh mes një turme prej disa qindra personash dhe u dëgjua një shpërthim i fortë. Sipas mediave japoneze, autori është arrestuar menjëherë në portin e Saikazaki-t, në prefekturën Wakayama ndërsa nga shpërthimi nuk rezulton të ketë lënë persona të lënduar.

Autoritetet japoneze kanë shtuar masat e sigurisë pas vrasjes korrikun e kaluar të ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje nga një burrë në mes të fushatës. Incidenti u regjistrua ndërsa Japonia pret takimet ministrore të G7 në pjesët veriore dhe qendrore të vendit këtë fundjavë.

Samiti i liderëve të shtatë vendeve më të zhvilluara industrialisht në botë është planifikuar gjithashtu të mbahet në Hiroshima në maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!